Maqedoni, integrimet evropiane nën “kërcënimin” e luftës hibride

Maqedonia

Maqedoni, integrimet evropiane nën “kërcënimin” e luftës hibride

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 18:17
Ilustrim

Duke pritur fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në Aleancën e NATO-s, po hapen frontet armiqësore nga kërcënimet hibride për sigurinë e Maqedonisë së Veriut, thekson shefi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

Bashkëpunimi rajonal është thelbësor në luftën kundër tyre, tha Viktor Dimovski, por edhe ekspertët, duke komentuar alarmet e sekretarit të shtetit të SHBA-ve Mike Pompeo, i cili në vizitën e tij të parë në Maqedoni tha se e ardhmja e vendit nuk duhet të udhëhiqet siç tha ai, nga ndikimi rusë dhe ai kinez.

“Vetëm nuk mund tu kundërvihemi, burimi më i rëndësishëm në këtë fushë në luftimin e kërcënimeve në internet është shkëmbimi i informacioneve, besimit dhe bashkëpunimit, si rajonal, ashtu edhe gjerësisht”, tha Dimovski.

Krijimi i informacionit të rremë nën ndikimin e qendrave në Beograd, Sofje dhe Moskë, veçanërisht u intensifikua para nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë dhe Bullgarinë, thonë ekspertët. Janë optimistë se kthimi i interesit të SHBA në rajon do të mbyllë disa nga çështjet fqinje, por theksojnë se ka ende shumë punë që vendi të bëhet një partner i besueshëm në luftën kundër kërcënimeve hibride.

Ndikimet ruse kanë ardhur edhe nga qendrat në Sofje, thotë profesoresha e universitetit, Tatiana Dronzina, e cila thotë se lufta hibride shihet në punën e mediave, si dhe në partitë politike që nuk funksionojnë për interesa kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat