LSDM: Janë siguruar 16.5 milionë euro për programin IPARD 2

Maqedonia

LSDM: Janë siguruar 16.5 milionë euro për programin IPARD 2

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 15:28
LSDM

Nga partia në pushtet LSDM thonë se si parti politike angazhimi programatik i së cilës ishte të përmirësojë cilësinë e jetës në zonat rurale dhe të rrisë aktivitetin ekonomik, vazhdojmë me hapjen e perspektivave të reja dhe kushte të reja për investime në bujqësi dhe zhvillim rural.

“Agjencia për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka shpallur thirrje publike për masën 7 – Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit të vogël në kuadër të programit IPARD 2, i cili do të jetë i hapur deri më 18 nëntor.

16.5 milionë euro do të vihen në dispozicion të bujqve, përpunuesve, zejtarëve, tregtarëve, hotelierëve dhe personave të tjerë fizikë dhe juridikë, investimet e të cilëve janë të drejtuara në zonat rurale”, thonë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se ky injeksion financiar, i zbatuar përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave dhe Agjencisë së Pagesave, me mbështetjen të Bashkimit Evropian, do të bëjë një kthim prej 65% të të gjitha investimeve të pranueshme në përpunimin e ushqimit dhe produkteve jo-ushqimore, në investime në zhvillimin e produkteve artizanale, investime në shërbimet e popullatës rurale dhe investime në promovimin e turizmit rural./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat