Maqedoni, Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e kënaqur me 10% rritje të pagave

Maqedonia

Maqedoni, Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e kënaqur me 10% rritje të pagave

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 17:52
Foto

Përfundoi takimi mes përfaqësuesve të Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturës dhe Qeveria.

Në takim nga ana e Qeverisë është ofruar rritja e pagave për mësuesit dhe profesorët për 10% që nga prilli i vitit 2020.

SASHK theksoi se në mbledhje ku të pranishëm kanë qenë kryetari i SASHK, Jakim Nedelkov, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe kryeministri Zoran Zaev ka qenë konstruktiv.

Tani duhet që këtë qëndrim SASHK t’ua përcjellë anëtarëve dhe të arrihet pajtueshmëri. Punëtorët e arsimit që nga shtatori kishin një rritje prej 5% por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Ata në ditën e parë të vitit shkollor protestuan, duke paralajmëruar se do të shkojnë në grevë të përgjithshme dhe se rritja e pagës duhet të jetë e dinjitetshme.

“Është procedurë që do të zgjasë deri në fund të kësaj jave apo në fillim të javës së ardhshme. Propozimi do të jetë nesër në mbledhjen e SASHK-ut, më pastaj tek anëtarësia”, tha Nedelkov.

Ademi vërtetoi se në rritjen prej 10% të pagës nuk do të përllogariten 5% e rritjes së shtatorit.

“Do të thoja se është rritje historike e pagave në arsim”, tha mes tjerash Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat