Ajri në Maqedoni, edhe këtë dimër qytetarët do të “helmohen”

Maqedonia

Ajri në Maqedoni, edhe këtë dimër qytetarët do të “helmohen”

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 18:50
Ilustrim

Vetëm 30 për qind e masave për uljen e ndotjes së ajrit që i premtoi Qeveria për sivjet kanë përfunduar. Edhe këtë dimër qytetarët thithin ajër me ndotje enorme, akuzojnë nga joqeveritarja “Eko-svest”.

Edhe ato gjëra për të cilat autoritetet u lëvduan se kanë përfunduar, janë të vonuara ose vetëm në letër, alarmojnë ambientalistët.

Përfundimisht zbatimi i masave për të trajtuar ajrin e ndotur po ngecë, nuk po lëviz me shpejtësinë sa dëshirojmë. Kjo do të thotë që do të duhet të mendojmë për inverterët me kohë, të mendojmë për një ndalim të ardhshëm të djegies së karburanteve të ngurta për amvisëri madje edhe për kompanitë private, dhe natyrisht duhet të ndalemi së aplikuari vetëm ato masa që janë populiste, dhe kjo është e vështirë për vendimmarrësit e këtyre vendimeve”-tha Elena Nikolovska – Eko Svest.

Edhe pse një nga bartësit kryesor të politikave ekologjike në vend është Ministria e ambientit jetësor, numri një përkatësisht ministri Naser Nuredini, mbetet i panjohur për opinionin, i cili nuk ka njohuri nëse ai punon për të gjetur zgjidhje për ndotjen e ajrit. Deri më tani, në të gjitha aktivitetet publike nga ky resor paraqitet zëvendës/ministri, Jani Makraduli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat