Maqedoni, tre komisione kuvendare sot mbajnë seanca

Maqedonia

Maqedoni, tre komisione kuvendare sot mbajnë seanca

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 08:37
Kuvendi i Maqedonisë

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni për Mbikëqyrje ndaj Zbatimit të Masave për Ndjekje të Komunikimeve, Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport dhe Komisioni Ligjvënës-juridik.

Pika e vetme e rendit të ditës së Komisionit për Mbikëqyrje ndaj Zbatimit të Masave për Ndjekje të Komunikimeve është raporti për mbikëqyrjen ekzekutive në Agjencinë për Siguri Kombëtare.

Komisioni Ligjvënës-juridik dhe Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport do t’i shqyrtojnë propozim ligjet për ndryshim të Ligjit për formimin e Fakultetit teknologjik-teknik dhe Fakultetin juridik në përbërje të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, si dhe të Ligjit për formimin e universitetit shtetëror “Goce Delçev” në Shtip, të dy me procedurë të shkurtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat