“Boki 13” do të japë deklaratë për aferën “Haraçi”

Maqedonia

“Boki 13” do të japë deklaratë për aferën “Haraçi”

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 09:00
Bojan Jovanovski

Bojan Jovanovski, i dyshuari i pari në rastin “Haraçi”, sot pas inspektimit të dëshmive, duhet të japë deklaratë në Prokurori.

Prokuroria në dy javët e fundit i ka shqyrtuar dëshmitë – incizimet, ekspertizat e celularëve, si dhe deklarata e dëshmitarëve, me të cilët dyshohet Jovanovski për “pastrim parash” dhe “përfitime të paligjshme”.

Jovanovski gjendet në paraburgim në burgun e Shkutkës.

Përveç Jovanovskit në rastin “Haraçi” dyshohen edhe Zoran Milevski – Kiçeec dhe ish-prokurorja speciale publike Katica Janeva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat