Komisioni Antikorrupsion me fushatë për uljen e korrupsionit në Maqedoni

Maqedonia

Komisioni Antikorrupsion me fushatë për uljen e korrupsionit në Maqedoni

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 11:29
Ilustrim

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të nis fushatë për uljen e korrupsionit në shtet.

Siç njoftoi kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska, gjatë dy muajve të ardhshëm, në bashkëpunim me institucionet dhe mediumet, do të mundohen të gjejnë masa që do të ndikojnë në uljen e korrupsionit.

Ivanovska tha se kjo do të jetë pjesë e strategjisë kombëtare pesëvjeçare, e cila duhet të ndihmojë shoqërinë të lirohet nga korrupsioni.

Për këtë qëllim sot do të mbahet punëtori për strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktin e interesave, ku do të marrin pjesë Bujar Osmani, Talat Xhaferi, Robert Popovski dhe Biljana Ivanovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat