Pendarovski: Bullgaria nuk do ta bllokojë marrjen e datës

Maqedonia

Pendarovski: Bullgaria nuk do ta bllokojë marrjen e datës

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 13:30
Stevo Pendarovski

Elementet e qëndrimit bullgar në lidhje me procesin integrues të Maqedonisë së Veriut janë çështje e brendshme politike të një vendi anëtar i BE-së dhe ky qëndrim me siguri nuk do të theksohet në Këshillin Evropian të radhës”.

Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski, në lidhje me njoftimet se Bullgaria nesër do t’i publikojë masat për negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Pendarovski tha se ka kontaktuar me presidentin bullgar Rumen Radev, duke shtuar se Bullgaria nuk do ta bllokojë fillimin e negociatave.

“Së pari të marrim datë, e më pas vendet-anëtare të BE-së duhet ta bëjnë kuadrin negociues nga aspekti kombëtar. Do t’i bëjmë pozitat tona negociuese në lidhje me atë që vendet tona e kërkojnë nga ne”, tha Pendarovski.

Krerët shtetëror bullgar më 30 shtator mbajtën takim konsultativ ku diskutuan për Maqedoninë e Veriut.

Pas takimit, kryeministri bullgar Boyko Borissov tha se Maqedonia e Veriut çdo herë mund të mbështetet në Bullgarinë, gjatë rrugës së saj për integrim në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat