Deklarata e Sofjes: Mbështetje për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në - Bota Sot
Deklarata e Sofjes: Mbështetje për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Maqedonia

Deklarata e Sofjes: Mbështetje për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 19:53
Kuvendi Kombëtar i Bullgarisë

Bullgaria mbështet plotësisht integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, thuhet në propozim deklaratën e Kuvendit Kombëtar të Bullgarisë për Zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Stabilizim-Asociimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Në propozim dokumentin, siç njofton “Bgnes”, Sofja i kërkon Shkupit të zbatojë në mënyrë efektive, pa vonesë dhe me mirëbesim, Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të nënshkruar nga Kryeministrat e të dyja vendeve, Bojko Borisov dhe Zoran Zaev më 1 gusht të vitit 2017.

Në tekst thuhet se Bullgaria “angazhohet për pranimin e së vërtetës historike për një historie të përbashkët që ndajnë të dyja shtetet dhe popujt”.

“Zbatoni plotësisht atë që është rënë dakord dhe arritur brenda Komisionit të përbashkët multidisiplinar të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore, se si edhe ata të përfshihen në programet dhe materialet në shkollore në një afat sa më të shkurtër”, thuhet në deklaratë.

Propozim teksti i Kuvendit bullgar gjithashtu kërkon që “të ndërpriten të gjitha format e gjuhës së urrejtjes ndaj Bullgarisë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me një ndjenjë kombëtare bullgare, përfshirë në media dhe artikujt e monumenteve”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...