Maqedoni, Komisioni për Antikorrupsion harton Strategji kombëtare

Maqedonia

Maqedoni, Komisioni për Antikorrupsion harton Strategji kombëtare

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 21:59
Ilustrim

Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit është duke përgatitur Strategji pesëvjeçare nacionale për uljen e korrupsionit në vend. Në përpilim do të ndihmojnë disa institucione, organizata dhe ekspertë.

Duhet të përforcohet vetëdija e njerëzve se askujt nuk i kanë borxh, por edhe duhet të përforcuar ndërgjegjja tek personat përgjegjës, se askush asgjë nuk u ka borxh”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për Antikorrupsion.

Luftën kundër korrupsionit, zv. kryeministri Bujar Osmani e sheh në Komisionin anti- korrupsion, në integrimin e PSP-së në prokurorinë e rregullt, si dhe në trupin koordinues të MPB-së për luftë kundër krimit të organizuar. Kjo është detyrë, pa të cilën anëtarësimi në BE është i pamundur, shton Osmani.

“Bisedimet hapen dhe mbyllen me kapitujt 23 dhe 24 ndërsa kjo është sundimi i të së drejtës dhe të drejtat themelore”-pohoi Bujar Osmani- zv.  kryeministër i integrimeve evropiane.

Përkundër përpjekjeve, gjendja faktike tregon që Komisioni kundër korrupsionit ende nuk i posedon hapësirat e premtuara për punë, as nuk është e lidhur në rrjet me institucionet, nga të cilat pritet të marrë të dhënat për punë. Pikërisht, “dembelia” e institucioneve deri më tani është ankesa kryesore e anti- korrupsionit, për të cilën pajtohet edhe pushteti, shkruan alsat.

“Punojmë maksimalisht, kini parasysh se për disa gjëra duhet kohë, nuk mundet brenda natës një person të mbyllur ta bëni interaktiv përnjëherë”, tha Robert Popovski, ministër i komunikimeve, transparencës dhe llogaridhënies.

Komisioni pret rezultate edhe me Strategjinë nacionale, e cila prej sot fillon me fushatën me moton “Me mençuri lufto korrupsionin”. Ndërsa për mendjen e të korruptuarve, sot diagnozë dha edhe neuropsikiatri.

“Korrupsioni është pasion dhe pafuqi intelektuale e mendjes së robëruar dhe ndërgjegjes së prishur”, tha Metodija Çepreganov, neuropsikiatër.

Përbërja e re e Komisionit kundër korrupsionit nga fillimi i vitit ka përgatitur nëntë kallëzime penale kundër funksionarë ndërsa tek ta kanë arritur 700 shkresa nga persona juridik dhe fizik për dyshim për korrupsion dhe konflikt interesash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat