Rrezikohet anëtarësimi i plotë i Maqedonisë në NATO gjatë Samitit të Londrës

Maqedonia

Rrezikohet anëtarësimi i plotë i Maqedonisë në NATO gjatë Samitit të Londrës

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 00:50
Foto ilustrim

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO sipas gjitha gjasave nuk do të zyrtarizohet në Samitin e 3 dhe 4 dhjetorit në Londër.

Shpresat që kryeministri teknik i Spanjës, Pedro Sanchez, i kishte përcjellë kryeministrit Zoran Zaev në New York – që Parlamenti në Madridit do të mund të ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO para Samitit në Londër, tashmë bien në ujë.

Arsyeja është se Spanja do të mbajë zgjedhjeve të parakohshme më 10 nëntor.

Tashmë dihet edhe data e krijimit të Parlamentit të ri spanjoll, seanca e parë është caktuar për 3 dhjetor, ditën kur fillon Samiti i NATO-s në Londër, shkruan Alsat-M përcjellë Klan Kosova.

Spanja mund të jetë e vetmja anëtare nga 29 shtetet anëtare të Aleancës që nuk do të mund të arrij ratifikimin e protokollit deri në dhjetor.

Deri më tani, Protokollin për anëtarësim të Maedonisë së Veriut në NATO e kanë ratifikuar 21 shtete anëtare të Aleancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat