Seanca të reja për lëndët ‘Titanik’, ‘Transporter’ dhe ‘Tortura’

Maqedonia

Seanca të reja për lëndët ‘Titanik’, ‘Transporter’ dhe ‘Tortura’

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Në Gjykatën Penale të Shkupi për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët ‘Titanik’, ‘Transporter’ dhe ‘Tortura’.

Rasti për parregullsi zgjedhore ‘Titanik’ është në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është Lile Stefanova.

Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, në këtë lëndë të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankuloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ritoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, GOce Janevski, Xhezmi Ahmeti, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për shoqërim kriminal, shkelje të të drejtës së votës, ryshfet gjatë votimeve në zgjedhje, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve financiare për financimin e fushatës zgjedhore.

Seanca për sot është caktuar edhe për lëndën ‘Transporter’, ku ish kryetari i Komunës së Manastirit Vladimir Talevski dhe 20 persona tjerë akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me transportimin e nxënësve në Manastir.

Lënda ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjyqtarja Dobrilla Kacarska, ndërsa Prokurorinë e përfaqëson Trajçe Pelivanov.

Gjykimi për mënyrën e arrestimit të Ljube Boshkoski në vitin 2011, ‘Torutra’ ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq Aleksandra Ristevska, ndërsa Prokurorinë e përfaqëson Ljubomir Lape.

Në rastin “Tortura” së bashku me ish-shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-shefin e njësisë “Alfa”, Ivica Anetevski-Puki akuzohen edhe pesë persona të kësaj njësie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat