A do të respektohet mendimi i Komisionit të Venedikut për Ligjin për përdorimin e gjuhëve?

Maqedonia

A do të respektohet mendimi i Komisionit të Venedikut për Ligjin për përdorimin e gjuhëve?

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Për disa ekspertë, mendimi i Komisionit të Venedikut për Ligjin për zbatimin e gjuhëve duhet të zbatohet, ndërsa për disa të tjerë janë të mendimit se fjalën e fundit e ka Kuvendi. Krerët shtetërorë thonë se duhet të pritet versioni përfundimtar dhe më pas të komentohet vendimi i Komisionit.

Kryeministri Zoran Zaev dje tha se Qeveria është e gatshme të zbatojë mendimin e ekspertëve për shkak se, sipas tij, ajo që propozojnë ata që praktikë evropiane.

Kryeministri Zoran Zaev dje tha se “si institucion jemi të gatshëm ta zbatojmë mendimin e ekspertëve të Komisionit të Venedikut në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve”.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, thotë se Ligji për përdorimin e gjuhëve është një nga themelet kryesore të Marrëveshjes së Ohrit dhe se me këtë ligj përfundohet pjesa administrative e Marrëveshjes së Ohrit.

“Secili kthim prapa do të thotë hapje të Marrëveshjes së Ohrit dhe bisedime të reja”, potencoi Osmani.

Megjithatë, ai theksoi se rekomandimet përfundimtare të Komisionit të Venedikut do të shqyrtohen dhe deo të merren parasysh, por vendimet merren në Kuvend.

Kryetari Stevo Pendarovski dje tha se bëhet fjalë për draft-dokument i cili, sipas tij, është publikuar parakohe për arsye politike.

Edhe Ministria e Drejtësisë para dy ditë u deklarua se nuk do të komentojë mendimin e ekspertëve të Komisionit të Venedikut deri sa të bëhet zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat