Sofja do të mbështes nisjen e bisedimeve për Shkupin dhe Tiranën

Maqedonia

Sofja do të mbështes nisjen e bisedimeve për Shkupin dhe Tiranën

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Bullgaria do të mbështesë vendimin për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Kështu sot vendosi Qeveria e Bullgarisë. Megjithatë, Sofja vendosi edhe kushte që duhet të përmbushen gjatë bisedimeve.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva pas mbledhjes së Qeverisë deklaroi se Sofja është për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në paketë, për shkak se ndarja e tyre do të ishte gabim dhe mund të sjell destabilitet në rajon.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut, Zakharieva tha se Bullgaria që moti si kusht për Maqedoninë ka pasur marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.

“Kjo është e qartë që prej Deklaratës së vitit 1999, më pastaj me Memorandumin për mbështetjen e integrimit euroatlantik të vendit dhe më në fund me nënshkrimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë nga kryeministrat Borissov dhe Zaev”, tha Zakharieva.

Ajo shtoi se Bullgaria do të votojë ‘për’ nisjen e bisedimeve për Shkupin dhe për Tiranën në tetor të këtij viti.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçnov pas mbledhjes qeveritare deklaroi se Bullgaria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, por me disa kushte.

Historia nuk mund të jetë kompromis, tha Karaçnaov, duke shtuar se zgjidhja e kontesteve historike është një nga kushtet e Bullgarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat