Deskoska: Nuk duhet të ketë dyshime për rekomandimet e Komisionit të Venecias - Bota Sot
Deskoska: Nuk duhet të ketë dyshime për rekomandimet e Komisionit të Venecias

Maqedonia

Deskoska: Nuk duhet të ketë dyshime për rekomandimet e Komisionit të Venecias

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 17:42
Renata Deskoska

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, thotë se nuk duhet të ketë dyshime për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, por kjo do të bëhet pasi që të zyrtarizohet mendimi.

“Mendoj se nuk duhet të ketë asnjë dilemë dhe debat nëse do të zbatohen rekomandimet. Me vetë atë që të gjithë jemi pajtuar ta dërgojmë ligjin e plotë dhe nenin e pamiratuar në Komisionin e Venecias, kemi pranuar që edhe rekomandimet do t’i marrim seriozisht, do t’i shqyrtojmë dhe do t’i zbatojmë”.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, theksoi se Qeveria ka kërkuar shtyrje të zyrtarizimit të mendimit të Komisionit të Venecias për Ligjin e Gjuhëve, në mënyrë që siç tha, të kenë kohë për t’i analizuar vërejtjet e Komisionit të shprehura në draft-versionin.

Ndryshe, Komisioni i Venecias sipas një version jozyrtar të publikuar në media, ka vlerësuar se në disa fusha Ligji për përdorimin e gjuhëve shkon shumë larg duke imponuar detyrime juridike joreale ndaj institucioneve publike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...