Emërohet shefi i kontrollit të brendshëm në Agjencinë për Siguri Kombëtare

Maqedonia

Emërohet shefi i kontrollit të brendshëm në Agjencinë për Siguri Kombëtare

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 19:04
Foto nga takimi

Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Inteligjencës i dha pëlqim emërimit të eprorit për kontroll të brendshëm në ASK. Trupi punues ishte i ndarë votim.

Kreu i komisionit, Trajko Veljanovski nuk shpalosi detaje nga votimi, ndërsa anonim mbetet edhe emri i eprorit, propozim ky të cilin drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski e ka klasifikuar si të besueshmërisë së lartë.

“Drejtori e ka propozuar personin N.N për të cilin ka konstatuar se është profesionist, ish i punësuar në DSK. Propozimi i tij u shqyrtua nga komisioni dhe me 5 vota për, 4 të përmbajtura dhamë pëlqimin”, tha Trajko Veljanovski, kryetar i Komisionit për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe Inteligjencës.

Dimovski nuk pranoi të flasë për propozimin dhe as për paralajmërimet e kryetares së Komisionit për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska e cila ditë më parë deklaroi se mbi përzgjedhjen e të punësuarve në ASN dhe dyshimet për konflikt interesi mund të hapen lëndë.

Përndryshe, ditë më parë, Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të posaçme hetuese, kërkoi nga Prokuroria Publike të shpjegojë nëse gjatë periudhës kur DSK-ja ka kaluar në ASN ka pasur keqpërdorim të masave të veçanta hetuese, përkatësisht ndjekjes së komunikimeve. Kërkesa e komisionit bazohet në urdhëresat për masa të veçanta, një pjesë e të cilëve është ndërprerë gjatë formimit të agjencisë së re për siguri, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur ne fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat