Borissov: E mbështesim fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë - Bota Sot
Borissov: E mbështesim fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Maqedonia

Borissov: E mbështesim fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 19:28
Boyko Borissov

Kryeministri bullgar Boyko Borissov është deklaruar në rrjetet sociale në lidhje me procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ai shkruan se në mbledhjen e sotme qeveritare është sjellur vendim që Sofje të mbështesë fillimin e ngociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në.

“Bullgaria është e qëndrueshme në mbështetjen për perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor duke pasur parasysh se procesi i inkuadrimit është forcë shtytëse kyçe për reforma dhe stabilitet në rajon. Bullgaria e përshëndetë dhe mbështetë rekomandimin e KE-së për fillim të negociatave inkuadruese si me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe me Shqipërinë. Në të njëtën kohë, Bullgaria nuk duhet të lejojë që integrimi i Republikës së Maqedonisë së veriut në BE të shoqërohet me legjitimimin evropian të ideologjisë anti-bullgare të sponsoruar nga shteti”, shkruan kryeministri bullgar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...