Seanca të reja për lëndët “Shënjestra-Fortesa”, “Monstra”, dhe procedura e përsëritur për lëndën “300”

Maqedonia

Seanca të reja për lëndët “Shënjestra-Fortesa”, “Monstra”, dhe procedura e përsëritur për lëndën “300”

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 08:42
Ilustrim

Në Gjykatën Penale të Shkupit për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët “Target-Fortesa”, “Monstrja” dhe procedura e përsëritur “300”.

Rasti për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës më 12 prill 2012 është në procedura dëshmuese dhe po shpalosen 133.000 mesazhe celulari dhe transkripte tjera, të propozuara si dëshmi shtesë nga Prokuroria.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të Prokurorisë janë Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.

Për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill 2012, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Ezim Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit 2017 e shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe i liroi nga burgu të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe ju caktoi masat e kujdesit.

Rasti për përgjimin e ilegal “Shënjestra-Fortesa” është në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjyqtarja Zheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është Lençe Ristevska.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK nga viti 2008 deri në vitin 2015 janë përgjuar 4286 numra që nuk kanë pasur urdhër nga gjykata për t’u përgjuar.

Në lëndën “300” të akuzuar janë ish-ndihmës ministri i Punëve të Jashtme, Gjoko Popovski për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë furnizimit të 300 automjeteve për MPB-në.

Gjyqtarja Dobrila Kacarska në maj të vitit të kaluar e dënoi Popovskin me nëntë vite burg për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat