Zaev-Sharec: Mbështetje e qartë nga Sllovenia për vendim pozitiv nga KE

Maqedonia

Zaev-Sharec: Mbështetje e qartë nga Sllovenia për vendim pozitiv nga KE

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 18:42
Zaev dhe Sharec

Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me kryeministrin e Sllovenisë, Marjan Sharec i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.

Në takim u shpreh mbështetja e qartë nga Republika e Sllovenisë për një vendim pozitiv të Këshillit të BE-së në tetor dhe fillimin e negociatave për Republikën e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Kryeministri Zaev falënderoi kryeministrin slloven Sharec për mbështetjen tradicionale, të sinqertë dhe të përkushtuar që Sllovenia i jep vendit tonë në të gjitha proceset demokratike që nga pavarësia e vendit tonë, si dhe për arritjen e qëllimeve strategjike, siç janë integrimi euroatlantik.

Në takim u konkludua se Republika e Sllovenisë është një partner i rëndësishëm ekonomik i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se në periudhën e ardhshme, vendi ynë do të bashkëpunojë edhe më aktivisht me Slloveninë, në mënyrë që të përdor përvojat pozitive të zbatueshme për përparimin evropian të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat