Xhaferi-Sharec: Maqedonia e Veriut e meriton që të fillojë bisedimet me BE-në

Maqedonia

Xhaferi-Sharec: Maqedonia e Veriut e meriton që të fillojë bisedimet me BE-në

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 22:05
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sonte në një takim me kryeministrin slloven Marjan Sharec shprehu mirënjohje për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që jep Sllovenia në arritjen e qëllimeve tona strategjike për anëtarësimin në NATO dhe BE.

“Sharec deklaroi se Republika e Maqedonisë së Veriut bëri përpjekje të mëdha dhe investoi shumë në procesin e fillimit të proceseve euro-atlantike. Si një vend shembull në rajon për bashkëjetesë, vendi meriton të fillojë negociatat dhe të bëjë vlerësime të pavarura të arritjeve të saj deri më tani, në mënyrë që të mund të bëjë përparim real në rrugën e saj të integrimit evropian. Ai e siguroi Xhaferin se Republika e Sllovenisë do të bëjë gjithçka që ka në fuqinë e saj për të bindur partnerët evropianë se vendi duhet të marrë datë për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE”, njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Xhaferi informoi Sharecin se vendi ynë ka zgjidhur me sukses çështjet e hapura me Greqinë dhe Bullgarinë për një periudhë relativisht të shkurtër kohore dhe i hapi rrugën anëtarësimit në NATO, si dhe për procesin e ratifikimit të protokollit të pranimit në NATO, i cili është më dinamik se nga anëtarësimi i mëparshmi, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se në nëntë muaj kemi përfunduar ratifikimet në 23 shtete anëtare me shpresën që deri në vitin 2020 ky proces të përfundojë dhe vendi të bëhet një anëtar i plotë i NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat