Frosina Remenski pezullohet nga të gjitha pozitat në LSDM

Maqedonia

Frosina Remenski pezullohet nga të gjitha pozitat në LSDM

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 16:16
Frosina Remenski

Frosina Remenski është pezulluar nga të gjitha pozicionet në LSDM. Ky vendim është i përkohshëm derisa të dëshmohet pafajësia e saj ose jo, në lidhje me rastin “Haraçi”.

Siç informon TV21, Prokuroria ka gjetur prova për Remenskin, gjatë ekspertizës së telefonit celular të Bojan Jovanovskit i njohur si “Boki 13”, i cili është tashmë i akuzuar në këtë rast.

Ndryshe, gjykata e mbështeti kërkesën e Prokurorisë për një hetimin e zgjeruar për rastin “Haraçi” dhe nënkryetares së Kuvendit, Frosina Remenski ia mori pasaportën e saj, duke e ndaluar atë të linte Shkupin dhe u detyrua që njëherë në javë të paraqitet në gjykatë./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat