“Schengeni i Ballkanit” vazhdon takimin në Ohër për të hequr kufinjtë deri në vitin 2021

Maqedonia

“Schengeni i Ballkanit” vazhdon takimin në Ohër për të hequr kufinjtë deri në vitin 2021

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 19:31
Pamje nga takimi

Pas takimit mes Aleksandar Vuqiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev në Serbi, takimi i radhës për idenë e “Schengenit të Ballkanit” do të duhet të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, merret vesh nga qarqet diplomatike serbe që kanë qenë të angazhuar për të mbajtur takimin e parë mes liderëve të të tre vendeve.

Sipas Suzana Vasileviq, zyrtare për media në kabinetin e Vuqiqit, është duke u përgatitur deklarata për ecje të lirë dhe pa kufinj në mes njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit në Ballkanin perendimor. Kjo është kuadër e marrëveshjes tripalëshe, mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Hapi i radhës është për të rregulluar dispozitat ligjore dhe teknike për hapjen e kufinjëve mes tre shteteve deri më 2021-shin. Gjithashtu më 10 nëntor do të duhet të rregullohen edhe pjesët teknike për inspektim të përbashkët në tregun e tre shteteve” tha mes tjerash Vasileviq, zyrtare për media në kabinetin e Vuqiqit.

Përndryshe, gjatë takimit të 10 tetorit (e enjte), kryeministri i Maqedonisë tha “Qëllimi ynë është për standard më të madh, më shumë para dhe fuqi ekonomike më të madhe, si dhe vende të reja pune, në mënyrë që të rinjtë të mësojnë, studiojnë në cilin do rajon dhe të mund të punësohen”, tha mes tjerash Zaev.

Ai shtoi se në hapjen e përbashkët të kësaj iniciative është që të dërgohet mesazhi se Ballkani nuk është më fuçi baruti, por rajon i stabilitetit.

Zaev gjithashtu theksoi se bashkëudhëheqja e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me Procesin e Berlinit do të jetë nxitës për këtë iniciativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat