Zaev: Bullgaria do të mbështes procesin integrues të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Zaev: Bullgaria do të mbështes procesin integrues të Maqedonisë së Veriut

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 20:36
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë sot para gazetarëve ka përsëritur qëndrimin lidhur me Bullgarinë dhe mbështetjen për Maqedoninë, duke thënë se kjo do të ndodh pasi dy popujt janë popuj miq.

“Popujt tonë janë miq dhe për këtë ne politikanët duhet të kemi rol ndikuesh në përforcimin e marrëdhënieve mes shteteve dhe popullit. Unë besoj që Bullgaria t’i jep mbështetje Maqedonisë së Veriut për të marrë datë për integrim në BE” tha mes tjerash Zaev.

Përndryshe, Bullgaria ka disa kërkesa drejtuar Maqedonisë së Veriut, si kushte për mbështetje të nisjes së bisedimeve me BE-në. Në mesin e kërkesave më të reja të Bullgarisë janë – Maqedonia të heqë dorë nga përdorimi i termit “gjuhë maqedonase”, ndërsa BE-ja të përdorë formulimin “gjuhë zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe se nëse është e nevojshme shkrimi “gjuhë maqedonase” të shoqërohet me një yll dhe sqarim “sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, për të fshirë pjesët e librave shkollorë ku qëndron fraza “okupator fashist bullgar”, për të mos pasur përpjekje për njohjen e pakicës maqedonase, e në media të mos ketë gjuhë të urrejtjes kundër qytetarëve me vetëdije bullgare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat