Maqedonia e Veriut pret datë për fillimin e bisedimeve me BE-në

Maqedonia

Maqedonia e Veriut pret datë për fillimin e bisedimeve me BE-në

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 09:31
Ilustrim

Qytetarët e Maqedonisë janë në pritje të datës së fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE. Nuk ka asnjë alternativë tjetër për udhëheqjen e shtetit dhe besojnë në mbështetjen e shteteve anëtare.

“Maqedonia i ka përmbushur pothuajse të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave. Stabiliteti i të gjithë rajonit është i lidhur drejtpërdrejt me proceset e integrimit evropian, ndërsa Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës po aq e rëndësishme për projektin e një Evrope të bashkuar siç është për vendet themeluese”, tha Presidenti Stevo Pendarovski në një konferencë për shtyp në Vjenë pas takimit me Presidentin e Austrisë Aleksander Van der Bellen, i cili në takim me Pendarvoskin e riafirmoi mbështetjen austriake për proceset tona euro-integruese, ku theksoi se vendit tonë meriton të jepet një datë fillimi për negociata para pranimit.

Sipas kryeministrit Zoran Zaev interesimi i Republikës së Maqedonisë për të filluar negociatat me BE-në nuk është vetëm interesi ynë, por edhe interesi i të gjithë rajonit. Ai pret që Sofja të mbështesë fillimin e negociatave të pranimit të vendit tonë me BE-në, e cila është gjithashtu është një detyrim sipas Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi dhe Bashkëpunim.

Zv. kryeministri Bujar Osmani, i cili një javë para marrjes së vendimit ishte në Itali, beson se përpjekjet tona po marrin fund dhe besueshmëria e Bashkimit Evropian nga sot është në duart e shteteve anëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat