Merkel nesër do të bind Macron që të lëshojë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Maqedonia

Merkel nesër do të bind Macron që të lëshojë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 10:59
Angela Merkel dhe Emmanuel Macron

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti Francez Emmanuel Macron do të takohen nesër, të cilën siç informojnë agjencia gjermane “DPA”, e shohin si shansin e fundit për të bindur Parisin të ndryshojë qëndrimin e saj për bllokimin e fillimit të planifikuar të negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Shpresojmë që Parisi të mendojë përsëri për pozicionin e saj dhe nuk do ta lejojë veten të izolohet në Evropë për arsye të brendshme politike”, tha një diplomat në Bruksel për agjencinë gjermane.

Vlerëson se kushdo që tani po bllokon procesin e pranimit do të jetë përgjegjës për destabilizimin e mundshëm të rajonit.

Qeveria gjermane konsideron se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara nga KE. Agjensia gjermane “DPA” thekson se bllokada do të jetë veçanërisht e hidhur për Maqedoninë e Veriut, e cila ka pranuar të ndryshojë emrin për të zhbllokuar procesin e integrimit në BE.

Gjermania nuk është e vetmja që nuk pajtohet me këtë veprim francez, shkruan agjencia gjermane, duke shtuar se shumë vende të tjera anëtare të BE-së ndajnë këtë mendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat