Janeva edhe gjatë fundjavës mund të qëndrojë për mjekim në spital

Maqedonia

Janeva edhe gjatë fundjavës mund të qëndrojë për mjekim në spital

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 13:38
Katica Janeva

Ish-Prokurorja Speciale, Katica Janeva është ende duke kaluar trajtimin në spital dhe ka mundësi të qëndrojë atje deri ditën e hënë, tha avokatja Irena Frçkoska për “Fokus”.

Janeva që tre ditë është shtruar për mjekim spitalin privat “Filipi i Dytë”, sepse u ankua për tension të lartë të gjakut dhe ankth të përgjithshëm në burgun e Shkupit. Analizat fillestare treguan një gjendje para-infarktit.

Gjatë javës tjetër, ekipi i avokatëve të Janevës presin të pranohet propozimi i saj për tu mbrojtur liri, për të cilën ajo ofron një garanci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat