Zaev: Do të ri-investohen paratë nga shitja e parcelave nga zona industriale “Novini”

Maqedonia

Zaev: Do të ri-investohen paratë nga shitja e parcelave nga zona industriale “Novini”

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 13:45
Zoran Zaev

Paratë nga parcelat që do të shiten në zonën industriale “Novini” do të ri-investohen.

“Çmimet e 51 parcela ndryshojnë në varësi të afërsisë së autostradës dhe shkojnë nga 61 deri në 800 denarë për metër katror”, tha kryeministri Zoran Zaev sot në një takim me komunitetin e biznesit nga Kumanovë në zonën industriale në ndërtim e cila ndodhet në fshatin Reçica afër rrugës Kumanovë – Tabanoc.

Në takim biznesmenët që janë të interesuar për hapjen e kapaciteteve në zonë u informuan për mundësitë e ofruara nga zona dhe kërkuan thjeshtimin e procedurave dhe gazifikimin e zonës. Ata gjithashtu kërkuan nga Drejtoresha për të Ardhura Publike, Sanja Lukarevska në Kumanovë që të ketë një Drejtori të DAP-it.

Kryeministri Zaev u përgjigj se ka para në kompani dhe gazifikimi mund të konsiderohet, ndërsa Lukarevska tha se riorganizimi është i nevojshëm për të realizuar kërkesën, por shtoi se ia vlen të merret në konsideratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat