Gjykimi për rastin “Haraçi” mund të fillojë para Vitit të Ri

Maqedonia

Gjykimi për rastin “Haraçi” mund të fillojë para Vitit të Ri

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 14:27
“Haraçi”

Të enjten, Prokuroria për krimin e organizuar dhe korrupsionin njoftoi se ka ngritur akuzë për rastin “Haraçi”. Tani mbrojtja ka të drejtë të paraqesë kundërshtim ndaj aktakuzës, me çka do të pasojë vlerësimi i saj në Gjykatën Penale.

Irena Frçkoska, avokate e ish-prokurores special Katica Janeva, për “Fokus” tha se ata ende nuk e kishin marrë aktakuzën për shkak të ditëve jo të punës.

Sipas Kodit të Procedurës Penale, aktakuza së pari shkon në një vlerësim për të vendosur nëse do të ketë gjykim. Në vlerësim, gjyqtari individual ose Këshilli mund të vendosë ta aprovojë aktakuzën, ta refuzojë atë, ose t’ia kthejë atë tek prokurori për rishikim.

Këshilli cakton seancën e vlerësimit brenda tetë ditëve nga marrja e kundërshtimit kundër aktakuzës.

Nëse aktakuza aprovohet, seanca kryesore caktohet brenda 30 ditëve nga marrja e aktakuzës, ose 60 ditë nëse bëhet fjalë për vepër nga krimim i organizuar. Kjo do të nënkuptonte se për rastin “Haraçi” gjykimi mund të fillon para Vitit të Ri, natyrisht nëse vlerësimi është pozitiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat