Carovska: Në Maqedoninë e Veriut ka filluar të krijohet dialog i vërtetë social

Maqedonia

Carovska: Në Maqedoninë e Veriut ka filluar të krijohet dialog i vërtetë social

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 16:45
Mila Carovska

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, sot në “Tekstiliada” në Shtip, mori pjesë në një panel diskutimi – Sindikata në të kaluarën dhe tani.

Përmes një debati me përfaqësuesit e organizatave sindikale nga vendi dhe Suedia, përfaqësues të Organizatës së Punëdhënësve dhe të tjerë, ajo theksoi se në Maqedoninë e Veriut po fillon të krijohet një dialog i vërtetë shoqëror nga i cili mund të presim përparim në politikat e punës që do të jenë të mira për të gjithë.

“Nëse në të kaluarën organizatat sindikale ishin thjesht një figurë dhe jo vendimmarrëse, përkundrazi këtë për ata e bënte shteti, tani kemi një proces në të cilin gjërat kanë ndryshuar. Sindikatat që janë zëri i punëtorëve janë të përfshirë në krijimin e të gjitha ligjeve që prekin punëtorët dhe ekziston një dialog i shëndetshëm për të njëjtit. Ky dialog përfshin gjithashtu punëdhënës dhe institucione shtetërore dhe ekspertë, dhe kjo më bën vërtet të lumtur. Në këtë mënyrë, ne jemi në fazën përfundimtare të krijimit të një ligji krejtësisht të ri të punës dhe Qeveria nuk do ta miratojë atë derisa të ketë marrëveshje për çështje të hapura që do të jenë në interes të të gjithëve”, tha Carovska.

Ministrja theksoi se përmes dialogut me punëtorët e dëmtuar në procesin e tranzicionit, të cilët kanë vite që enden nëpër rrugë duke kërkuar drejtësi, sot kemi arritur të sigurojmë kompensim mujor për 11.000 të falimentuar e cila do të vazhdojë deri në daljen në pension të tyre. Ligji i ri i miratuar së fundmi nga qeveria do të rrisë numrin e tyre deri në 12.000.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat