Franca bllokon bisedimet në mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së

Maqedonia

Franca bllokon bisedimet në mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 18:19
Emmanuel Macron

Franca është e vendosur që negociatat e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të shtyhen për gjysmë viti derisa të futet një metodologji e re në procesin e pranimit. Do të ketë një takim tjetër të hënën për të harmonizuar qëndrimin për këtë çështje një ditë përpara Samitit të BE-së, njofton “Radio Evropa e Lirë”.

Hapja e negociatave të pranimit midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë mund të shtyhen, të paktën deri në verën e ardhshme, thonë burimet diplomatike për “REL”. Kjo, është si pasojë e qëndrimit të fortë të Francës që nuk ka dëshirë të ndryshojë metodologjinë e saj në procesin e zgjerimit përpara se të fillojnë negociatat me Tiranën dhe Shkupin.

Përndryshe, vendi presidencë e BE-së, Finlanda përsëri ndryshoi projekt përfundimin të premten dhe e përshtati atë me nevojat e Francës. Në dokumentin, në të cilën kishte shikim “REL” thuhet se konferenca e parë ndërqeveritare do të zhvillohej “më së voni në gjysmën e parë të vitit 2020”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat