Ali Ahmeti: Ne vramë frikën dhe rritëm krenarinë shqiptarëve

Maqedonia

Ali Ahmeti: Ne vramë frikën dhe rritëm krenarinë shqiptarëve

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 19:42
Ali Ahmeti

Në Kuvendin Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim për Degën e Kërçovës, sot punimet nga afër i ka ndjekur edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Në këtë kuvend kryetare e degës është zgjedhur Ardita Dani, e para femër drejtuese e një dege të partisë politike në vend.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti ka bërë të ditur se në këto zgjedhje dhe me këto kuadro të përzgjedhura që marrin përgjegjësi për të vazhduar idealet përpara do të jemi fitues ashtu siç kemi qenë deri më tani.

“Çfarë kemi bërë për këto 18 vite, në pika të shukreta e thanë Artani dhe Fatmiri por për të bëmat, programet dhe idealet që kemi realizuar është një histori e fortë dhe do shkruhen e do shkruhen libra të tërë, por unë do e përmbledh vetëm me një thënie se çfarë fituam ne, ne fituam që të ndihemi Zot e dalzotës në shtëpinë tonë. Ne vramë frikën dhe rritëm krenarinë shqiptarëve, ne jemi këta, nuk ka se si liridashësit mos jenë dhe njerëz që e duan demokracinë që e duan përparimin që e duan zhvillimin dhe jetën. Nndaj si liridashës e çlirimtarë që kemi qenë kemi ardhur në këtë pikë ku arrimë ne me ndërgjegjësim që stafeta të kalojë tek më të rinjtë dhe ne nuk e marrim misionin të përmbyllur, nëse nuk ndërtojmë gjenerata që qëndrojnë mbi supet tona, atëherë misioni është i pavdekshëm, kemi hyrë si idealist dhe ne po përgatisim gjeneratën dhe BDI për të çarë përpara drejtë Evropës dhe N ATO-s më të përgatitur të organizuar”, tha Ahmeti.

Kreu i BDI-së, Ahmeti para gjithë të pranishmëve në Kërçovë tha se shqiptarët në këto hapësira ndodhën para përballjeve të reja duke konkurruar me vlera të cilat i çojnë përpara qëllimet tona historike në këto hapësira dhe troje shqiptare, njofton BDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat