Hapet Panairi i Librit në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, interesim i ulët i lexuesve

Maqedonia

Hapet Panairi i Librit në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, interesim i ulët i lexuesve

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 19:57
Foto

Shtandet e vendosura në sheshin “Skënderbeu” ishin të mbushura me botime të autorëve shqiptarë dhe të huaj që shtëpitë botuese i ofronin në Panairin e Librit, hapja e të cilit u bë sot. Megjithatë, numri i atyre që ndalonin t’u hidhnin një sy botimeve ishte i vogël, ndërsa i atyre që blinin ndonjë të tillë edhe më i vogël. Skënder Pasholli, i apasionuar pas leximit, admironte disa nga botimet në këtë panair, madje dëgjohej të fliste me krenari se disa prej tyre i kishte tashmë pjesë të bibliotekës personale me mbi 3 mijë botime. Sipas tij dashuria për leximin që dikur ishte e pranishme edhe tek të rinjtë, është venitur, por shton se një gjë të tillë sistemi arsimor dhe vet prindërit nuk duhet ta lejojnë të vazhdojë të ndodhë.

“Duhet të kalojë pak kohë, të punohet pak më shumë, më rininë, me fakultetet, më shkollat e mesme, me shkollat fillore dhe arsimtarët, dekanët, drejtorët e shkollave duhet t’u japin detyrë arsimtarëve që t’i sjellin fëmijët këtu dhe mundësish secili fëmijët të blejë nga një libër. Nëse ai nga fillore fillon të blejë libra, do të ketë pasionin, do të ketë dashuri për librin. 00:57 Jemi neve, i gjithë kombi në mungesë me leximin”, deklaroi Skënder Pasholli.

Sami Sherifi, një tjetër vizitor në Panairin e Librit, shfaq dëshpërimin e tij kur vëren se admiruesit e librit në panairin e sotëm mund të numërohen në një dorë. Sipas tij, jemi së pari vet ne që nuk dimë të nderojmë krijuesit tanë, të kalibrit të Kadaresë dhe kjo nuk na lë hapësirë të dëshpërohemi kur bota bën diçka të tillë.

“Më vjen mirë që Kadarenë e kemi këtu në këtë panair dhe shumë shkrimtarë të tjerë, por ndihem edhe pak i nevrikosur. 04:39 Dëshpërimi vjen nga Komiteti i Nobelit, i cili këtë vit na dëshpëroi tepër. Derisa ne nuk e nderojmë krijuesin shqiptar, nuk e nderojmë letërsinë e pastër shqipe, atëherë nuk kemi arsye të presim edhe nga të tjerët. Dëshpërimi shihet kudo”, Sami Sherifi.

“Po tani si dita, e parë, si fillim, nuk jemi shumë të kënaqur, por shpresojmë se do të ndryshojë”, tha Rijad Limani.

“Rrugëtimi i Librit” në Panairin e Librit në Shkup, u organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptare. Në këtë panairin botimet e tyre i ofruan shtëpi botuese nga Tirana, Shkupit dhe Prishtina, ndërsa i njëjti do të zgjasë edhe nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat