Zaev: Po punojmë për uljen e çmimit të kartonit të gjelbër për automjetet

Maqedonia

Zaev: Po punojmë për uljen e çmimit të kartonit të gjelbër për automjetet

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 12:13
Zoran Zaev

Ne po punojmë për uljen e çmimit të kartonit të gjelbër për sigurimin e automjeteve gjatë udhëtimit jashtë vendit, njoftoi kryeministri Zoran Zaev, në tribunën “Në rrugë të drejt” në Kumanovë.

Ai shtoi se ulja e çmimit të kartonit të gjelbër në nivelin e vendeve të rajonit është negociuar me kompanitë e sigurimeve, si dhe gjithçka për atë që përfaqëson një kosto në kartonin e gjelbër.

“Ne duam të zvogëlojmë kartonin e gjelbër, duam të thjeshtojmë pikë pagesat, që paguhen për rrugët, duam të racionalizojmë dhe thjeshtojmë regjistrimin e automjeteve dhe në këtë mënyrë të shpëtojmë qytetarët nga kostot, t’u kthejmë parat qytetarëve”, tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat