Filipçe: Vazhdojnë me politikat për shëndet më të mirë për qytetarët

Maqedonia

Filipçe: Vazhdojnë me politikat për shëndet më të mirë për qytetarët

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 15:17
Venko Filipçe

Që nga 1 tetori, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë ilaçe në dispozicion në çdo kohë të muajit, tha në konferencën e sotme për shtyp Ministri i Shëndetësisë dhe Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Venko Filipçe, i cili, siç tha ai, ka dëshmuar se kujdesi për pacientët është një përparësi kryesore e LSDM-së, duke udhëhequr politika reale në interes të të gjithë qytetarëve.

“Ne kemi hequr plotësisht kuotat e ilaçeve me recetë në barnatore në të gjithë vendin. Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka vënë në dispozicion ilaçe për pacientët në çdo kohë. Masën që ne kemi shpallur në programin tonë zgjedhor tashmë është realitet, duke siguruar shërbime shëndetësore cilësore dhe ilaçe sipas nevojave të qytetarëve”, theksoi Filipçe ku shtoi se me këtë është zgjidhur një problem dekadësh.

Ai tha se faza e parë e heqjes filloi në gusht në barnatoret në Ohër, Resen, Strugë, Dojran dhe Gjevgjeli, ku qytetarët nuk kanë më frikë se mund të mbesin pa ilaçin e nevojshëm. Terapia e tyre sigurohet dhe çdo pacienti pajiset me ilaçe sipas nevojave të tyre të vërteta mjekësore, pa grumbulluar ilaçe në shtëpitë e tyre.

Ai gjithashtu theksoi se janë përmirësuar kushtet e punonjësve shëndetësorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat