Dimitrov për vizitë pune në Bruksel

Maqedonia

Dimitrov për vizitë pune në Bruksel

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 17:03
Nikolla Dimitrov

Nga 14 deri më 17 tetor 2019, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov do të bëjë një vizitë pune në Bruksel, informojnë nga MPJ.

Në kuadër të vizitës, Ministri Dimitrov do të ketë një shkëmbim mendimesh me anëtarët e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian. Kjo do të jetë fjalimi i parë i tij pas përbërjes së re të Komitetit pas zgjedhjeve evropiane në maj 2019.

Ministri do të shfrytëzojë mundësinë që para deputetëve evropian të paraqes edhe një herë arritjet e Maqedonisë së Veriut dhe rëndësinë e marrjes së vendimit për fillimin e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian në takimet e ardhshme të Këshillit të BE-së dhe Këshillit Evropian.

Dimitrov gjatë vizitës do të realizoi takime me deputetët e Parlamentit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat