Gjysma e qytetarëve të Maqedonisë nuk presin datë për fillimin e bisedimeve me BE-në

Maqedonia

Gjysma e qytetarëve të Maqedonisë nuk presin datë për fillimin e bisedimeve me BE-në

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Pothuajse gjysma e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut presin që të marrim datë për fillimin e negociatave javën e ardhshme. Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti i për Hulumtime Politike në Shkup, 47.7% e qytetarëve të anketuar nuk presin datë për negociata këtë tetor. 34.8% janë optimistë se Brukseli do t’i japë dritë të gjelbër vendit javën ardhshme, ndërsa 17.5% nuk kanë përgjigje.

Një e katërta e qytetarëve, ose 24.6 përqind, thonë se nëse nuk marrim datë për fillimin e negociatave këtë tetor, atëherë kjo nuk do të ndodhë kurrë. 22.3% presin fillimin e negociatave në pesë vitet e ardhshme, 16.9% mendojnë se do të ndodhë deri në fund të vitit të ardhshëm, ndërsa 16.7% thonë se data për fillimin e negociatave do të vijë pranverën e ardhshme.

Qeveria, ose partia më e madhe në pushtet sipas qytetarëve, mban të gjithë përgjegjësinë për këtë proces. 34.7 përqind besojnë se qeveria do të jetë fajtore nëse Brukseli nuk jep datë, ndërsa 19.7 përqind fajin do e shohin tek opozita. 8.2 përqind në rast dështimi fajtore e konsiderojnë shtete anëtare, ndërsa rreth 5 përqind thonë se fajin e shohin diku tjetër.

Sipas shumicës së qytetarëve, kritikat që vijnë nga Brukseli në adresë të Maqedonisë janë të justifikuara. 41.4% e të anketuarve mendojnë kështu, ndërsa 26.7% besojnë të kundërtën, ndërsa 31.9% nuk kanë përgjigje. 46.8 përqind e të anketuarve besojnë se afera “Haraçi” do të ketë ndikim në vendimin për fillimin e negociatave. 32.4% nuk presin pasoja, ndërsa 20.8% kanë mbetur pa përgjigje.

Nëse nesër organizohet një referendum, një 67.4% e lartë do të votojnë për pranimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, 17.3% janë kundër ndërsa 15.2% janë pa përgjigje.

Shumica e qytetarëve ose 27.2% besojnë se Maqedonia do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në pesë vitet e ardhshme. 22.7% thonë se nuk do të ndodhë kurrë, 15.4% besojnë se anëtarësimi do të vijë vitin e ardhshëm, 12.6% në 10 vitet e ardhshme dhe 9% në 15 vitet e ardhshme.

Sondazhi i Institutit për Hulumtime Politike-Shkup me urdhër të “Detektorit” u krye me telefon, prej 14 deri në 17 shtator të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat