Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës.

Me vendim të Komisionit, çmimi i Eurosuper BS-95 do të ulet për gjysmë denarë për litër dhe çmimi i vajit ekstra të lehtë do të ulet për një denarë për litër, kurse çmimet tjera do të mbeten të njëjta.

Sipas çmimeve të reja, një litër Eurosuper BS-95 do të shitet për 67.5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 për 70 denarë për litër, ndërsa Eurodiseli mbetet në 62 denarë për litër.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të jetë 50.5 denarë për litër, kurse çmimi i mazutit do të jetë 33.694 denarë për kilogram.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të vlejnë deri në javën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat