Angjushev: Qendrat botërore i kanë rishikuar parashikimet e tyre për ekonominë tonë

Maqedonia

Angjushev: Qendrat botërore i kanë rishikuar parashikimet e tyre për ekonominë tonë

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 16:57
Koço Angjushev

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, sot para konsujve të nderit tha se ai pret që rritja e BPV-së të jetë 3.5 përqind deri në fund të vitit 2019.

“Të gjitha qendrat botërore si Banka Botërore dhe të tjerët kanë rishikuar parashikimet për rritjen e ekonomisë sonë, të cilat sipas të njëjtëve duheshe të jetë 2.5 përqind për këtë vit. Sipas rritjes në tremujorin e parë dhe të dytë, presim që vitin ta përfundojmë me 3.5% rritje. Ne projektojmë rritje prej mbi tre përqind. Kemi një rritje serioze në investimet bruto dhe rritja e ekonomisë aktualisht gjenerohet nga sektori privat dhe industria”, tha Angjushev.

Ai u kërkoi konsujve të nderit që përmes diplomacisë së tyre ekonomike të ndihmojnë në tërheqjen e investitorëve të besueshëm në burime të rinovueshme të energjisë, fotovoltaikë, rrjetin e shpërndarjes së gazit, një qendër të madhe blerjeje për produktet bujqësore, si dhe kompani të cilët punësojnë kuadër të lartë teknologjik për mbajtjen e rinisë këtu dhe eksportimin e prodhimeve të gatshme./Telegrafi/

Synimi ynë, tha ai, nuk është investitorët që kërkojnë punë të lirë, por kompani me një nivel më të lartë të zhvillimit teknologjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat