Deskoska: Shpresoj se nuk do të humbin mundësinë për të filluar negociatat me BE-në

Maqedonia

Deskoska: Shpresoj se nuk do të humbin mundësinë për të filluar negociatat me BE-në

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 18:23
Renata Deskoska

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, iu drejtua konferencës së sotme të Ministrave të Drejtësisë të Këshillit të Evropës, të organizuar nga presidenca Franceze. Tema e konferencës për ministrat e drejtësisë është “Sfidat Digjitale për Drejtësi në Evropë”.

“Është futur një sistem i automatizuar i administrimit të lëndëve gjyqësore (AKMIS), i cili shpresoj se do të futet gradualisht në Prokurorinë Publike në të ardhmen e afërt. Digjitalizimi gjithashtu mund të rrisë efikasitetin e gjyqësorit duke bërë të mundur paraqitjen elektronike të parashtresave gjyqësore, komunikimin elektronik me avokatët dhe palëz në gjykata”, tha Ministrja Deskoska.

Ministrja e Drejtësisë theksoi gjithashtu se gjykatat gradualisht po zbatojnë pajisje për regjistrimin audio të seancave gjyqësore, si dhe një sistem për regjistrimin audio-video të seancave në Prokurorinë Publike.

Në fund të fjalimit të saj, Ministrja i dërgoi një mesazh Këshillit të Evropës në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut:

“Shpresoj se nuk do të humbasim mundësinë për të fituar negociata me BE-në. Ky vendim do të përshpejtojë ritmin e reformës në drejtësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat