Parisi nuk e zbulon qëndrimin për takimin e sotëm ministror në Luksemburg

Maqedonia

Parisi nuk e zbulon qëndrimin për takimin e sotëm ministror në Luksemburg

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 08:40
Ilustrim

a orë para takimit të sotëm ministror në Luksemburg, Parisi zyrtar nuk e zbulon pozitën lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, njofton AIM.

Të gjitha përpjekjet që të merret qëndrim zyrtar nga Parisi lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, mbetën pa përgjigje.

Nga shërbimi për marrëdhënie me opinionin të Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk patën mundësi të përgjigjen përmes telefonit ose t’u përgjigjen kërkesave me shkrim. Informacionet e vetme tani për tani vijnë prej burimeve jozyrtare, si memorandumi i publikuar nga Blumberg.

Parisi sipas dokumentit është kundër çfarëdo date për negociata formale me Shqipërinë dhe Maqedoninë, para se BE ta përfundojë reformën e “metodologjisë” së saj. Me memorandumin që më 10 tetor, gjoja, e kanë ndjekur diplomatë francezë deri tek qeveritë e tjera të BE-së, Parisi dëshiron bisedat e mëtejme të jenë më “graduale dhe më konkrete në përfitimet që ua sjellin vendet e involvuara dhe të jenë reverzibile sipas zbatimit efektiv dhe të qëndrueshëm të reformave”.

Nga Kej D’Orsej thanë se përgjigja zyrtare dhe pozita franceze do të bëhen të ditura së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat