Të dëmtuarit në aksidentin në Llaskarcë do të kërkojnë kompensim të dëmeve

Maqedonia

Të dëmtuarit në aksidentin në Llaskarcë do të kërkojnë kompensim të dëmeve

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 13:15
Ilustrim

Me deklarimet e të dëmtuarve, sot në Gjykatën Penale të Shkupit vazhdoi gjykimi për aksidentin e autobusit në Llaskarcë.

Gjykimi udhëhiqet nga Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori Darko Jakimovski.

Në seancën e sotme, disa nga përfaqësuesit e të dëmtuarve dhe shumica e familjarëve të viktimave, njoftuan se do të kyçen në ndjekjen penale dhe do të kërkojnë kompensim të dëmit të shkaktuar.

Për seancën e radhës e cila është caktuar për më 18 tetor, do të ftohen edhe të dëmtuarit tjerë, të cilët nuk janë deklaruar para gjykatës, ndërsa në seancën e 31 tetorit do të dëgjohen edhe dëshmitarët e parë.

Për aksidentin me autobusin që ndodhi më 13 shkurt të këtij viti në rrugën Shkup-Tetovë, ku jetën e humbën 16 persona dhe 37 të tjerë u lënduan, të akuzuar janë gjashtë persona, edhe atë: pronari i kompanisë “Durmo Tours” Durmish Beluli, Remzi Miftari, shoferi Manoil Trifunovski dhe tre të punësuar në stacionin për kontroll teknik Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.

Pronari i “Durmo Tours”, personi përgjegjës për transport në kompani dhe shoferi janë të akuzuar për vepra të rënda kundër sigurisë së qytetarëve në komunikacion, ndërsa tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik janë të akuzuar për pjesëmarrje në veprën e njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat