Musa thirret nga Prokuroria për të dhënë deklaratë

Maqedonia

Musa thirret nga Prokuroria për të dhënë deklaratë

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 15:27
Asim Musa

Prokuroria Themelore Publike e Strugës ka formuar lëndë në lidhje me videon e publikuar me zv. ministrin e Shëndetësisë, Asim Musa dhe po procedon për të vërtetuar faktet.

Nga shërbimi me opinionin në Prokurorinë Publike thonë se zv. ministri do të thirret për të dhënë deklaratë.

“Përmes ndihmës juridike ndërkombëtare, Republikës së Shqipërisë do t’i kërkohet të sigurojë origjinalin e videos së publikuar, si dhe të përcaktojë se kush e ka regjistruar dhe publikuar videon. Për më tepër, në Prokurorinë Themelore Publike të Strugës do të ftohet të japë deklaratë zv. ministri i Shëndetësisë. Gjatë procedurës paraprake, nëse është e nevojshme, do të ndërmerren veprime të tjera për të vërtetuar përgjegjësinë e mundshme penale”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Zv. ministri i Shëndetësisë njoftoi sot se ai jep dorëheqje nga funksioni pas publikimit të videos në media në të cilën shihet se ai pranon para nga një pacient nga Shqipëria për një operacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat