KBR: 18.5 përqind e punëtorëve në Maqedoni punojnë në të zezë

Maqedonia

KBR: 18.5 përqind e punëtorëve në Maqedoni punojnë në të zezë

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Rreth 1.4 milion persona nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor punojnë në të zezë, ndërsa vlerësimet e përafërta thonë se humbja totale e të ardhurave të gjashtë ekonomive është disa miliardë euro.

Në Republikën e Maqedonisë pjesa joformale në punësimin e përgjithshëm është 18.5% dhe është më e vogla në rajon, ndërsa më e larta është në Mal të Zi me pjesëmarrje prej 33%.

Këto janë të dhënat e paraqitura sot në Sarajevë në një punëtori ndërkombëtare të organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (KBR), ku marrin pjesë përfaqësues të politikave, partnerë socialë dhe ekspertë nga Ballkani Perëndimor.

“Sipas anketave të forcës punëtore, në mes të 20 dhe 30 përqind e të punësuarve vlerësohet të jenë të paregjistruara, ndërsa sipas anketave të Bankës Botërore të kompanive, gati gjysma, ose 49.2 përqind, e kompanive në rajon po konkurrojnë me kompanitë që punojnë të zezë, tha Maja Hanxhiska Trendafilova, drejtuese e departamentit të programimit të KBR-së.

Ajo shtoi se duke pasur parasysh madhësinë e problemit dhe faktin se ai është identik në të gjithë rajonin, “përgjigjja më e mirë qëndron në një qasje të strukturuar rajonal që nuk bazohet vetëm në sanksione, por gjithashtu inkurajon kalimin në punësim zyrtar, ndër të tjera edhe informimi për përfitimet e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat