Italia ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Italia ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Senati Italian ka ratifikuar sot protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Protokolli kishte kaluar në Dhomën e ulët të Kuvendit, por ratifikimi në Senat u shty për shkak të krizës politike, e cila u zgjidh me formimin e Qeverisës së Italisë.

Falënderim për ratifikimin ka shprehur ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska nëpërmes profilit të saj në Facebook.

“Faleminderit Itali, Edhe një ratifikim të protokollit të NATO-s”, shkruan Sheqerinska.

Së bashku me Italinë deri më tani 23 shtete kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO.

Pritjet janë që protokolli të ratifikohet nga të gjitha vendet dhe me këtë të anëtarësimi i plotë në NATO do të zyrtarizohet para Samitit të Aleancës, e caktuar për 3 dhe 4 dhjetor në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat