Figura e Goce Dellçevit mbetet çështje e pazgjidhur mes Komisionit të përbashkët të Maqedonisë dhe Bullgarisë

Maqedonia

Figura e Goce Dellçevit mbetet çështje e pazgjidhur mes Komisionit të përbashkët të Maqedonisë dhe Bullgarisë

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 20:48
Foto

Është arritur një përparim i vogël në negociatat e historianëve nga Bullgaria dhe Maqedonia por vetëm në pjesën e historisë mesjetare, derisa qëndrimet lidhur me Goce Dellçevin mbesin diametralisht të kundërta. Ky është vlerësimi i takimit të tetë dyditor të Komisionit të përzier për çështje historike dhe arsimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë që u mbajt në Ohër.

“Temat në bisedimet ishin tekstet shkollore për klasën e gjashtë në Bullgari dhe për klasën e shtatë në Maqedoni, si dhe për Goce Dellçevin. Lidhur me tekstet shkollore është bërë hap solid përpara, me shqyrtimin e vërejtjeve tona lidhur me tekstet shkollore bullgare, dhe në një pjesë të madhe arritëm t’i tejkalojmë. Kanë mbetur edhe dy vërejtje që do të shqyrtohen në takimin e ardhshëm. Kanë mbetur vende rreth të cilave ne u pajtuam, për të cilat edhe nuk duhet të pajtohemi, disa punë mbesin të papranueshme për njërën nga palët. Lidhur me bisedimet kushtuar Goce Dellçevit nuk arritëm përparim lidhur me seancën paraprake”, deklaroi kryetari i grupit maqedonas në komision, drejtori i Institutit për Histori Kombëtare, profesori Dragi Gjorgjiev.

Në takim ka pasur propozime si të formulohet teksti, me gjashtë shtatë propozime rreth definicioneve të caktuara për Goce Dellçevin, por nuk është harmonizuar as pozicioni fillestar.

Sa përparim është bërë në negociatat në mënyrë pitoreske flet deklarata e bashkëkryetarit të grupit bullgar në Komisin Angel Dimitrov, i cili tha se më e mira nga bisedimet ka qenë ajo që takimi është mbajtur në Ohër.

Përfaqësuesi bullgar me qëndrim të fortë se çështja lidhur me Goce Dellçevin kërkon përgjigje të qartë, gjegjësisht se përgjigjja lidhur me këtë çështje e ka dhënë vetë Dellçevi.

Takimi i ardhshëm i komisionit duhet të mbahet në Bullgari, diku nga fundi i muajit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat