Nuk pritet që Macron t’ja hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për bisedimet me BE-në - Bota Sot
Nuk pritet që Macron t’ja hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për bisedimet me BE-në

Maqedonia

Nuk pritet që Macron t’ja hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për bisedimet me BE-në

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 13:30
Foto

Kryetarët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian pritet që të fillojnë punën për samitin në orën 15:00.

Gazetarja e ABC News në Bruksel, Erisa Zykaj, raportoi se kryetarët e shteteve priten të mbërrijnë në orën 13:00, ndërsa dy orë më vonë do të fillojë takimi në tryezën e rrumbullakët.

Pika e parë e diskutimit do të jetë Brexit. Çështja e zgjerimit sipas gazetares pritet të diskutohet disa orë më vonë, në kohën kur do të zhvillohet darka e punës.

“Në orën 19:30 deri në orën 21:30 që quhet darka e punës. Te darka e punës do të diskutohet çështja e zgjerimit dhe e Turqisë, inkursionet që ka pasur vitet e fundit në Siri. Lidhur me zgjerimin ato që burimet e samitit evropian kanë thënë për ABC News lidhen me qëndrimin e Francës që është i palëkundur. Pra nuk pritet që Macron të mund të ndryshojë qëndrimin e punës gjatë darkës së punës që do të ketë me kancelaren Merkel, por me të gjithë anëtarët e shteteve të tjera”, tha Zykaj.

Zykaj shtoi se qëndrimi i Francës nuk është i izoluar. Ajo ka mbështetjen e Holandës, Danimarkës që kërkon të ndahet RMV nga Shqipëria si edhe të Belgjikës dhe Spanjës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat