Macron para fillimit të KE nuk tha asgjë rreth zgjerimit të BE-së

Maqedonia

Macron para fillimit të KE nuk tha asgjë rreth zgjerimit të BE-së

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 19:05
Emmanuel Macron

Para fillimit të Këshillit Evropian në Bruksel, kryetari i Francës, Emmanuel Macron foli para gazetarëve por nuk ceku asgjë rreth zgjerimit të BE-së dhe natës për nisjen e bisedimeve për Tiranën dhe Shkupit.

Macron është i vetmi që po bllokon nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ndryshe, dje kancelarja gjermani, Angela Merkel nuk arritë që ta bind kryetarin e Francës, Emmanuel Macron që të nisë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kryetari i Francës, Macron përshëndeti reformat e ndërmarra nga këto dy shtete të Ballkanit duke thënë se Ballkani është rajon strategjik për Evropën, por procedura për hyrje në BE duhet të formohet. Ai gjithashtu, theksoi faktin se të rinjtë nga Shqipëria po emigrojnë në Bashkimin Evropian.

Macron, dje tha se është herët që të nisin bisedimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, edhe pse këto dy shtete kanë arritur përparim tek reformat e brendshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat