E vërteta rreth lajmit për dorëheqjen e Zaevit pas dështimit për marrjen e datës - Bota Sot
E vërteta rreth lajmit për dorëheqjen e Zaevit pas dështimit për marrjen e datës

Maqedonia

E vërteta rreth lajmit për dorëheqjen e Zaevit pas dështimit për marrjen e datës

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 14:39
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev

(E plotësuar) - Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev nuk ka dhënë dorëheqje pas dështimit për marrjen e datës për hapjen e negociatave me BE-në, pavarësisht lajmeve të rrejshme që qarkullojnë nëpër portale.

Momentalisht, kryeministri Zaev ka thirr mbledhje të jashtëzakonshme në Qeveri dhe ka mbledhur gjithë formacionin e tij qeveritarë, për të diskutuar se çfarë hapash do të ndërmarrin tani pas dështimit për marrjen e datës.

Paraprakisht ai ka deklaruar se Maqedonia e Veriut i ka kryer të gjitha obligimet dhe detyrat që BE-ja e ka kushtëzuar RMV për t’i dhënë datë për hapjen e bisedimeve.

Ai madje ka thënë se kjo të ishte një dëmotivim për shtetet tjera ballkanike, duke përmendur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se Maqedonia sakrifikoi edhe emrin e saj, me të vetmin qëllim, që të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së.

***

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen.

Kjo është ajo që mësohet nga burimet diplomatike evropiane në samitin e BE-së, ku shtetet anëtare nuk kanë arritur një marrëveshje për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, raporton ANSA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat