Maqedoni, vaksinimi kundër gripit fillon më pesë nëntor

Maqedonia

Maqedoni, vaksinimi kundër gripit fillon më pesë nëntor

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, vaksinimi kundër gripit do të fillojë muajin e ardhshëm, më 5 nëntor, që është kohë optimale për arsye se në vend kulmi i virusit pritet të jetë në fund të janarit dhe në fillim të muajit shkurt.

Ministria e Shëndetësisë me furnizim publik, për këtë vit ka siguruar 28.000 vaksina kundër gripit sezonal.

Me këto vaksina pa pagesë do të vaksinohen pensionistët, të sëmurët kronik, gratë shtatzëna dhe fëmijët me imunitet të dobët. Gjithashtu, nëpërmjet qendrave për shëndet publik janë siguruar edhe 21.000 vaksina komerciale ku qytetarët do t’i blejnë.

Nga Instituti për Shëndet Publik njoftojnë se edhe 10.000 vaksina do të jepen si donacion për imunizimin e punëtorëve shëndetësorë.

Vaksinimi është një nga masat kryesore për mbrojtjen e shëndetit. Vaksinimi kundër gripit sezonal krijon imunitet pas 14 ditësh që nga vaksinimi e që zgjat prej tetë deri 10 muaj.

Vitinn e kaluar në shtet më shumë se 20.000 qytetarë u prekën nga gripi, ndërsa 29 prej tyre humbën jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat