Joveski hedh poshtë pretendimet e ‘La Verita’ për rastin ‘Haraçi’

Maqedonia

Joveski hedh poshtë pretendimet e ‘La Verita’ për rastin ‘Haraçi’

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 14:26
Ljubomir Joveski

Prokurori Ljubomir Joveski në deklaratë për AIM vlerësoi si spekulim pretendimet që i publikoi gazeta italiane ‘La Verita’ për transaksionin prej 750.000 euro të Lidhjes ndërkombëtare dhe të veprimit të prokurores Vilma Ruskovska.

Sipas tij, në periudhën për të cilën shkruan gazeta, Ruskovska nuk ka qenë në krye të Prokurorisë për Hetim të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“Është spekulim i pastër për shkak se në atë periudhë Ruskovska nuk ka udhëhequr me Prokurorinë për Hetim të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”, tha Joveski.

“La Verita” në tekst publikoi se “paraburgosja e Frosina Remenskit duket si amortizim në të cilën kryeministri Zaev po përpiqet edhe njëherë t’i ikë përgjegjësisë penale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat